E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në fabrikën e çimentos, plagoset punëtori kinez

Një punëtor kinez është plagosur rëndë gjatë shpërthimit të eksplozivit në Fushë Krujë ku po ndërtohet një fabrikë çimentoje. Shpërthimi është kryer nga një punëtor me qëllim zgjerim territori. 

KRUJË - Aksidentohet në punë gjatë shpërthimit të një sasie eksplozivi një punonjës kinez. Ngjarja ka ndodhur në një fabrikë çimentoje që është në ndërtim e sipër, në fshatin Borizan të rrethit të Krujës. Sipas burimeve paraprake, gjatë shpërthimit të eksplozivit nga një tjetër punëtor për zgjerimin e territorit, 34 vjeçari Xeng Uling është trembur nga shpërthimi dhe ka rënë nga një lartësi duke pësuar dëmtime të rënda. I dëmtuari është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës ku dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Sipas burimeve policore nga vendi i ngjarjes shkelja e rregullave teknike në përdorimin e eksplozivit për shpërthim ka shkaktuar dhe këtë ngjarje ndërkohë që është shoqëruar për në komisariatin e policisë dhe pronari i fabrikës një nga punëtorët që ka kryer shpërthimin me eksploziv.
(a.s/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›