Shtyhet gjyqi për Ilir Kumbaron, do vërtetohet identiteti
Është shtyrë procesi gjyqësor nga Gjykata e Londrës ndaj shtetasit që mendohet të jetë Ilir Kumbaro, i cili u arrestua më 18 tetor. Shkak i kësaj shtyerje ka qenë përcaktimi i zyrtar i identitetit të tij.
LONDER- Gjykata e Londrës ka vendosur shtyrjen e procesit për përcaktimin zyrtar të identitetit të shtetasit që sipas Interpolit është i kërkuari ndërkombëtar Ilir Kumbaro, ish oficeri i SHIK-ut. Seanca është shtyrë për në fund të muajit nëntor, duke marrë parasysh kërkesën e avokatit mbrojtës për të fituar kohë për të bërë mbrojtjen e klientit të tij. Kumbaro pretendon se është shtetasi nga Kosova Shaqir Shatri ose i njohur si Shaqo Shatri, i cili është paraqitur në vitin 1996, për azil në Angli me këtë emër, duke e fituar atë. Me këtë emër rezulton të ekzistojë dhe një shtetas çek. Personi që dyshohet të jetë Ish-oficeri i lartë i Shërbimit Sekret, Ilir Kumbaro i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, u arrestua në Londër me 18 tetor. Ai u arrestua nga Interpoli pas një kërkimi intensiv ndërkombëtar. Në banesën e shtetasit të arrestuar janë gjetur një sërë dokumentesh të falsifikuara. Këto dokumenta dhe të tjera të dërguara nga Tirana do paraqiten si argumente për të vërtetuar se personi i arrestuar është Ilir Kumbaro.
(a.r/news24/balkanweb)