E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident, autobusi i tifozëve 2 të vdekur dhe 30 të plagosur

Dy të vdekur, ndoshta shoferët, dhe rreth 30 të plagosur (disa prej të cilëve në gjendje të rëndë), është ky bilanci i parë i aksidentit rrugor, të ndodhur pak para orës 16:00 të ditës së djeshme në Etroubles të Italisë. Në bordin e autobusit ishin turistë zviceranë, emigrantë me qëndrim në Itali, tifozë të Juventusit, të cilët donin të shkonin në Torino për të ndjekur ndeshjen e Champions League kundër Real Madrid. Autobusi, i nisur nga Nojshateli, është përplasur me një mur. U ndërpre qarkullimi. Një pasagjer tha: "Autobusi po ecte shumë shpejt". Juve i ka kërkuar UEFA-s të luajë me shiritin e zi në krah dhe një minutë heshtje.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›