FIFA, abuzim me ilaçet në dy Botërorët e fundit
FIFA ka publikuar të dhëna shqetësuese rreth dy edicioneve të fundit të Kupës së Botës. Sipas sektorit mjekësor në "qeverinë" botërore të futbollit, pjesa më e madhe e lojtarëve kanë abuzuar me përdorimin e ilaçeve: mesatarja është dy herë më e lartë se norma e lejuar për përdorim. Mes substancave më të përdorura nga sportistët janë ilaçet kundër dhimbjeve, si ibuprofeni dhe aspirina, qetësues për muskujt, barna endovenoze dhe ilaçe kundër alergjive. Medikamentet, të cilat janë paraqitur në raportet mjekësore të kombëtareve të ndryshme, janë përdorur pa përjashtim rreth 72 orë përpara ndeshjeve.