Aksident automobilistik ne Lezhe vdesin burre e grua
Nje aksident rrugore me pasoje vdekjen e dy personave ka ndodhur mengjesin e sotem ne afersi te Lezhes. Aksidenti ka ndodhur ne kryqezimin e Shenkollit ne aksin nacional Fushe-Kruje - Lezhe ku nje autoveture ka perplasur nje motociklete. Si pasoje kane mbetur te vdekur dy persona burre e grua Gjon dhe Dila Deda te cilet po udhetonin me motocikleten.
Policia ka bere te ditur se autovetura drejtohet nga Haxhi Dajko. Policia ka shkuar menjehere ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te shkaqeve te aksidentit. Paraprakisht dyshohet se aksidenti eshte shkaktuar nga nje pakujdesi e drejtuesit te motocikletes.