Shekspiri duke e nxjerre nga kitschi

Keta te rinj qe mesojne kulture italiane nuk e kane pare ndonjehere ne skene Romeo dhe Xhuljeten tragjedine e Shekspirit. Te pakten keshtu thone disa. Nje regjisor italian i quajtur Carlo Bruni qe po con drejt fundit punen mbi kete pjese i njeh nxenesit e Liceut Italo-Shqiptar me spektaklin Dashuri e hidhur.
Premiera eshte me 29 maj ne Teatrin Kombetar. Ai ka sjelle ne takim ne Institutin Italian te Kultures aktoret kryesore Yllka Mujo Olta Daku Dritan Borici dhe Visin nje 7-vjecar ezmer qe do te jete ne rolin e nje personazhi te shpikur nga Bruni.
Vepra autentike i eshte nenshtruar nje nderhyrje qe me dy fjale regjisori puljez e quan udhetimi i gjate fjales.
Carlo Bruni prezanton lidhjet e tij me Shqiperine dhe e ben kete si nje perralltar. Ai ia del tu terheqe vemendjen drejt teatrit ketyre femijeve qe nuk shohin teater. Ka te ngjare qe as Yllka Mujon nuk e njohin. Ja per shembull pyesin kush eshte djali i ulur perkrah saj me muskujt qe i kercejne nga menget e shkurtra te T-shirt te zi e te cilin regjisori e prezanton me humor si sex-symbol i trupes kete Kamberin Kamber Micin qe me rolin e Merkucios ka per te dale javes tjeter per here te pare ne skenen me te madhe te teatrit ne Shqiperi.
Merkucio vdes ne duel me Tibaldin por ai do te ringjallet dhe rihyje me nje kenge te Jim Morrisonit.
Perralltari Karlo e con mire e bukur komunikimin me keta te rinjte e gjuheve te huaj. Gjuha e tij eshte e thjeshte nderkohe qe iu flet per poetike per struktura te tekstit per dramatizimin e nje teksti origjinal edhe per lidhjet e tij me teatrin per zgjedhjen e Shekspirit per teatrin e Tiranes.
U thote qe zbriti ne Vlore me 1998 prane teatrit te vogel lokal ku u njoh me Kristaq Skramin qe sot e kemi drejtor te Teatrit Kombetar. Punoi me 10 studente te Akademise se Arteve Hekuba dhe bijte. Mori me vete edhe te birin. Ketu Bruni ben nje flash back
Ne Mars 1991 prinderit tuaj 20 mije shqiptare zbriten ne brigjet e Puljas vendlindja ime. Gjashte vjet me vone keta njerez qe i kishim pasur prane kishin mesuar gjuhen tone na njihnin mire na shihnin perdite. Por ishim ne qe nuk i njihnim. Prandaj mbeta i surprizuar kur erdha ne Shqiperi. Dy vjet me vone me 2001 ky raport u rrit.
Me Teatro Stabile di Innovazione qe sic e thote dhe emri konsiston ne nje laborator kerkimi mbi teatrin Bruni realizoi E bukura dhe bisha spektakel qe e solli ne Vlore. Ne rolin e Te Bukures Nunzia Antonino qe sot e shohim prane Karlos. Se cfare efekti ka teatri te Nunzia e tregon portreti i saj. E kemi pare pastaj te spektakli Mesime piano 2009 ne Teatrin Kombetar ne Tirane.
Keshtu u vendos me Kristaq Skramin te sjellin nje veper qe per te gjithe eshte mit i dashurise absolute.
Karloja qe e prezanton veten si regjisor mesatar nga mosha dhe nga cilesia
u thote liceisteve se jane dy motive qe e shtyjne te punoje me kete veper. Se pari konflikti i brezave nje lufte e vjeter.
Kjo eshte koha jone. Ju jeni ne shkolle ndersa te rriturit jashte ketyre mureve administrojne pushtetin. Ata nuk ju kuptojne dhe shpesh marrin vendime per ju. Shume prej jush pyesin cdo te bejne ne te ardhmen cdo te bejne me fatin e tyre. Bruni iu thote se Romeo dhe Xhuljeta paralajmeron disa baballare te pavemendshem ndaj lumturise se bijve.
Motivi i dyte ka te beje me strukturen e spektaklit me trajtim e kompleksitetit te tragjedise te ciles shpesh i vihet ne pah njefare leggerezza. Skemi bere nje surrogato por nje zgjedhje per te vene ne dukje armikun brenda nesh Kapulete e Montage Tibalde e Merkucio.
Kjo eshte zgjedhja jone poetike dhe brenda kesaj kemi ngritur nje ure ku mund te takohemi. Si artiste italiane jemi te kushtezuar shume nga Pirandelo por ne kete rast shfaqja jone i shton dhe i heq nyje origjinalit.
do te thote U permend me lart operacioni qe i eshte bere Merkucios. Po ja edhe nje tjeter ju kujtohet nje personazh qe Romeo vetem sa e permend Rozalina Ne spektaklin e Brunit ajo merr pjese. Pastaj eshte Vaja nje personazh i rendesishem qe luhet nga Yllka Mujo. Ketu ndalet Bruni dhe tregon cishte pervoja me Mujon.
Ai ben nje gjenealogji te fjales stupidit i referohet kuptimit ambig te saj si aftesi per tu habitur nga bota dhe njerezit nje cilesi e femijeve qe njeriu duhet te perpiqet te mos e humbase.
Ne vepren e Shekspirit ka disa sherbyes qe hyjne e dalin por ne dramatizimin e Brunit ata vihen ne dukje. Olta Dako nje aktore e jashtezakonshme sipas regjisorit italian eshte thjesht nje sherbyese. Olta lexon per te rinjte nje tekst ne gjuhen italiane dhe pas kesaj regjisori shpjegon se forma poetike e dramatizimit te tij konsiston ne evokimin e substances se tekstit te Shekspirit.
shte nje loje me fjalen nga ana tjeter kemi ndjekur aksionin tone qe tregon ne menyre te thjeshte cilet jemi dhe per Dashurine ne lufte nga e cila shume here perseri mbetet Hidhesia.
Me perkthimin e tekstit Irena Lama ka bere tradhtine e perkthyesit duke e sjelle nga italishtja ne kulturen e shqipes. Edhe aktoret jane nje fare tradhtari u shpjegon Bruni sepse ne aksionin e lojes teatrale fjalet veprojne ndryshe. Ky eshte udhetimi i gjate i fjaleve.
Nje tjeter aktor i Teatrit Kombetar aktor qe ia del te bashkoje talentin dhe perunjesine. Ky eshte Dritan Borici. Prane Dritanit qe mban nje trendafil te fresket te verdhe ne dore ai iu kerkon pak vemendje licesiteve qe kane nisur te levizin nga karriget.
Do doja qe ju te mendonit per keto dy cilesi sepse jane dy cilesi qe eshte pak e veshtire ti besh bashke. Dritan Borici eshte ne rolin e Fratit Lorenco dhe duhet te imagjinoni se per kete rol atij i eshte dashur te prese gjate te jete i duruar ne zhvillimin qe merr spektakli. Frati eshte nje personazh delikat eshte ai qe percakton dramen finalen eshte ai qe mendon se ka gjetur nje zgjidhje. Ai adhuron natyren dhe kur hyn ne skene hyn me nje lule.
Ketu Dritani ia merr fjalen nga goja regjisorit dhe me nje ton te lehte te bute ne italishte ndryshe nga ce shikon ne skene ai nis monologun e tij per fuqine e bimeve duke sugjeruar ne te vertete nje meditim per kontrastet e natyres njerezore per meshiren dhe brutalitetin.
Liceistet leshojne nje mmmm te zgjatur kur Frati flet per brishtesine e lules qe mban ne dore duke sugjeruar perseri efektin e aromave te jetes jo me ne shqisat po ne natyren e vertete te qenies.
Asnje pyetje pas gjithe ketij takimi qe mbyllet me transmetimin ne nje video projektor te punes ne skene. Trupa shfaqet gjate provave duke kercyer e kenduar Non Esiste Lamor i Adriano Celentanos. Pastaj te gjithe bashke kendojne live Lule bore.
Yllka Mujo U deshperova aq sa solla ne jete Amosin
Yllka Mujo ka thene se e ka dashur shume Romeo e Xhuljeten dhe nuk mundi ta luaje kurre heroinen. Vepra u vu ne skene ne mesin e viteve tetedhjete nga Teatri Popullor me protagoniste Eva Alikaj dhe Ndricim Xhepa. Tani Mujo ka rastin ta takoje edhe Xhuljeten nepermjet personazhit te Vajes.
Ajo ben kete rrefim Amosi im bir ka ardhur ne jete sepse pata nje lloj boshlleku dhe zbrazetire. Mendoja qe mund ta beja shume mire Xhuljeten dhe reagova ne kete menyre solla ne jete nje femije te dyte qe zoti ma ruajte bashke me te paren
As nuk e mendoja qe Romeo dhe Xhuljeta do te vinte prape ne Teatrin Kombetar dhe vjen krejt ndryshe nga cjemi mesuar ta konceptojme. Mu besua roli i Vajes per te cilin jam jashtezakonisht e kenaqur. Ne kompleksitetin e vet shfaqja nuk eshte ajo menyre se si jane pare steriotipet e Romeo dhe Xhuljetes dhe te tjera personazhe.
Ketu dalim nga ai lloj stereotipi nga ky kitsch dhe krijojme figura te reja. Keshtu qe edhe Vaja ka momentet e saj nuk eshte vetem sherbyese nuk eshte vetem Vaja qe kujdeset per Xhuljeten nuk eshte vetem taja qe e ka mekuar me gji por eshte shume energjike qe e gezon jeten e saj qe kercen kendon qe ka edhe pjesen e saj te jetes.
Dhe per mendimin tim kjo nderthurje ne kete karakter eshte jashtezakonisht interesante. shte e vertete ajo qe thote Karlo qe cdo here qe behen prova une aq here e perjetoj me nje kenaqesi shume te madhe. Ne fund te fundit e kemi dhe ne shprehjen po shkoj te luaj teater. Pra eshte nje loje. Dhe loja sado tragjik qe te jete roli prape eshte nje kenaqesi. Prape ne fund te fundit mbetet nje loje.
Vepra
Dashuri e hidhur nje spektakel teatral i frymezuar nga Romeo dhe Xhuljeta e William Shakespeare premiere me 29 prill. Dramatizimi dhe regjia Carlo Bruni. Me aktoret Yllka Mujo Olta Daku Dritan Borici Monika Lubonja Elia Zaharia dhe te rinjte Andi Begolli Erjeta Cufaj Ervis Fiora Kamber Mici dhe Florand Veizi.
As/regjisore Nunzia Antonino Elis Mataj perkthimi Irena Lama kostumet Anila Zajmi Katanolli hapesira dhe ndricimi Carlo Bruni Perzgjedhja muzikore Nunzia Antonino. Zgjat 90 minuta.
Regjisori
Carlo Bruni Pulja 1959 punon ne Teater qe prej 1977 Teatroggi Teatro Studio 3 Koin fillimisht aktor dhe prej vitit 1985 edhe si autor e regjisor. Angazhohet ne Teatro del Mercato - Perugia ne Teatro Kismet Opera - Bari Teatro Piccinni del Capoluogo Pugliese. Nder punet e tij te fundit Passioni I Reduci dhe kete sezon teatral ka vene ne skene Lenr kushtuar Eleonora de Fonseca Pimentel revolucionare napoletane e 700 dhe nje veper Ti scrivo dalle nuvole kushtuar Maria Callas.