E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 3 persona për falsifikim vizash

 

VLORË-Policia e Vlorës ka bërë të ditur se në mbrëmjen e sotme janë arrestuar tre persona për falsifikim dhe shitje vizash italiane. Personat e arrestuar janë Ali Bani, Alfred Guce dhe Sadik Shyti, me profesion ish-ushtarak. Policia ka deklaruar se ata punonin si sekserë pranë konsullatës italiane në Vlorë. Fitimet nga aktiviteti i jashtëligjshëm kapte shifrat deri në 3 mijë euro për një vizë për në Itali. Burimet saktësojnë me tej se vizat merreshin nga konsullata italiane ose falsifikoheshin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›