Aksident automobilistik ne rrugen Fushe Kruje-Vore
Nje aksident i rende automobilistik ka ndodhur rreth ores 5 te mengjesit te sotem ne rrugen Fushe Kruje-Vore, pikerisht prane vendit te quajtur Ura e Gjoles. Kater te rinj kane humbur jeten nga ky aksident fatal. Viktimat te cilet mendohen te jene emigrante te ardhur per festa, udhetonin ne nje makine me targa te huaja AV 066 YK. Automjeti tip Ford me te cilin ata udhetonin, ka dale nga rruga duke u perplasur fort me nje tabele reklamash. Burime nga vendngjarja bejne te ditur se makina drejtohej nga 28 vjecari Lorenc Pina, i cila ka humbur jeten. Ndersa ende nuk dihen emrat e viktimave te tjera, te cilet mendohet te jene nga Durresi. Trupat e viktimave jane derguar ne morg, ku pritet edhe te identifikohen. Policia ka shkuar menjehere ne vendngjarje per te zbardhur rrethanat e ketij aksidenti te rende. Sipas hetimeve te para dyshohet se shpejtesia e madhe pas kalimit te nje kthese eshte bere edhe shkak i daljes se makines jashte kontrollit.