E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, përfshihen nga flakët tri magazina



Tri magazina u përfshinë nga flakët ditën e djeshme në Tiranë, ndërsa nuk ka dëme në njerëz. Një prej magazinave ka qenë e mbushur me arra, ndërsa dy të tjerat me mallra ushqimorë. Mendohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Më pas, ai është përhapur në të tri ndërtesat, të cilat ishin të një madhësie të vogël. Por moti me shi ka ndikuar që flakët të mos përhapen dhe ato të vihen nën kontroll nga zjarrfikësit. Sipas hetimeve të para të kryera, mendohet se shkak i kësaj ngjarjeje ka qenë një shkëndijë elektrike. Por ende nuk ka një qëndrim zyrtar në lidhje me këtë rast. Brenda një muaji ka pasur pesë raste, në të cilin janë përfshirë në flakë biznese. E para ka qenë firma “Henri sh.p.k.”, që është përfshirë nga flakët. Pas saj ka qenë ajo e mobilieve “Ardeno”. Para një jave, nën flakë ishte një fabrikë këpucësh në zonën e Laprakës, edhe pse dëmet materiale ishin shumë pak. Ndërsa ditën e djeshme, radha ishte për tri magazinat në stacionin e fundit të Tiranës së Re.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›