Aksident detar në ujërat e Greqisë, dhjetë të humbur

Dy anije mallrash janë përplasur në det të hapur në ujërat e Greqisë, rreth 78 milje në jug të Peloponezit. 10 marinarë figurojnë të humbur në një kohë, që kanë nisur operacionet e kërkimit. Nga përplasja, anija "Piri Reis" është mbytur menjëherë, transmeton Shekulli online. Forcat e shpëtimit dhe helikopterë të rojes bregdetare ndodhen në vendin, ku u përplasën anijet./Indeksonline/