Grevë e përgjithshme në Greqi më 1 maj

Dy sindikatat më të mëdha në Greqi u kanë bërë thirrje qytetarëve që më 1 maj, "të marrin pjesë masovikisht" në grevën e përgjithshme 24-orëshe.
Në deklaratën e tyre të përbashkët, sindikatat GSEE dhe ADEDI kanë thënë se greva do të përqendorhet në kërkesat për përfundimin e masave të kursimit, transmeton Rel.
E zhytur në një krizë të thellë financiare, Greqia varet nga ndihmat e krditorëve ndërkombëtarë dhe, në këmbim të tyre, duhet të zbatojë masa të ashpra kursimi.
Greva, e cila do të përkojë me Ditën Ndërkombëtare të Punës, do të godasë të gjitha shërbimet publike, përfshirë edhe transportin publik./Indeksonline/