E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjilan: Edhe një nëndegë e PDK-së kalon në AAK

Kryetar i Degës së AAK-së në Gjilan, Rexhep Kadriu tha se me rastin e 13 vjetorit të këtij subjekti politik, AAK-së sot i është bashkëngjitur nëndega e PDK-së nga fshati Ponesh i Gjilanit. Kurse Halil Shala, ish kryetar i degës së PDK-së në Ponesh, tha në PDK filloi katandisja, frustrimet dhe injorimi i aktivistëve të saj.Kreu i AAK-së në Gjilan tha se ky subjekt politik p o rritet çdo ditë dhe po ka aderime të shumta nga të gjitha subjektet politike.

”Këto aderime po bëhen në interes të qytetit të Gjilanit sepse është kuptuar se Gjilani ka krizë se qeverisje lokale dhe është zhytur në borxhe dhe kolaps financiar. Unë jam i kënaqur që qytetarët e Gjilanit po na përkrahin pa rezervë dhe po marrim mbështetje çdo ditë e më shumë”, tha Kadriu, transmeton rajonipress.

Kadriu tha se aderimet e reja e qojnë AAK drejtë një fitoreje të sigurt në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kadriu tha se Halil Shala nga sot së bashku me kryesinë e PDK-së i bashkëngjitet AAK-së.

Kurse Ahmet Isufi, deputet në Parlamentin e Kosovës nga AAK-ja, tha se Poneshi ka treguar se dinë të rreshtohet drejtë.

“Ne me këto aderime shumë shpejt do ta marrim qeverisjen komunale dhe do të shërbejmë për interesat e qytetarëve të Gjilanit” , tha Isufi.

Isufi tha se AAK në Gjilan ka mbajtur zgjedhje të ndershme dhe ka arritur të demokratizohet duke treguar se është shembull për Gjilanin.

Ndërsa, Halil Shala ish kryetar i nëndegës së PDK-së në Ponesh tha se nuk e ka pasur të lehtë ta braktisë PDK dhe punën e tij 13 vjeçare.

”PDK-ja fillojë të çakërdiset, fillojë katandisja e saj dhe injorimi që u bëhej aktivistëve. Në AAK ka një frymë të re, sepse këtu zgjedhjet janë mbajtur fer dhe korrekt” , tha Shala./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›