I jepet lamtumira aktorit Muhamet Sherri

Aktori i 12 filmave te njohur artistike dhe mbi 60 roleve ne teater, Muhamet Sherri eshte ndare nga jeta mengjesin e te henes. Mesohet se 62-vjeçari vuante nga nje semundje e rende. Homazhet ne nder te aktorit u zhvilluan ne teatrin Bylis te fierit ku ai punoi per me shume se 40 vjet. Vetem pak kohe me pare aktori i njohur u nderua nga presidenti topi me urdhrin ?Naim Frasheri i Arte?. Nder filmat me te njohur ku sherri ka interpretuar permenden ?Gjeneral gramafoni?, ?Guna përmbi tela?, ? Pylli i lirisë? etj.
Shpërndaje