E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Qafë Thanë-Përrenjas, 1 vdekur, 2 të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Qafë Thanë- Përrenjas, në vendin e quajtur Hunda e Rrajcës. Si pasojë e aksidenti ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur rëndë dy të tjerë. 

PËRRENJAS- Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Qafë Thanë- Përrenjas, në vendin e quajtur Hunda e Rrajcës. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur rëndë dy të tjerë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore prej të cilëve është konstatuar se automjeti tip Audi me targa LA 64-47 A, i cili drejtohej nga Agim Neziri, 49 vjeç, dhe që udhëtonte në drejtim të kryeqyetit, është përplasur me autobuzin me targa KS 8913 WL74. Autobuzi në momentin e aksidentit nuk ishte me pasagjerë dhe udhëtonte në drejtim të Kosovës, me drejtues Shkëlzen Xhafa, nga Mitrovica.

Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen 50 vjeçari Ibrahim Cumani pasagjer në mjetin tip Audi, ndërsa u plagosën dhe dy drejtuesit e mjeteve. Të dëmtuarit u dërguan menjëherë në Spitalin kirurgjik të Elbasanit ku s’ka mundur dot ti mbijetojë vdekjes 50 vjeçari Cumani, i cili ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes. Nga hetimet në vendgjarje mësohet se ka qenë humbja e kontrollit të mjetit tip Audi nga drejtuesi Neziri ai që s’ka mundur të shmangë dhe karambolimin mes dy mjeteve. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›