E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Ky 28 nëntor nga gjen në një moment dramatik

“Gëzuar 28 Nëntorin, festën e lavdishme të Flamurit dhe përvjetorin e paharrueshëm të Pavarësisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve si dhe gurin e themelit të shtetit shqiptar”, uroi Rama në fjalimin e tij.

Më pas, duke folur për të pranishmit ai tha se kjo ditë e shënuar i gjen shqiptarët në një çast dramatik për shtetin.

“E vërteta është se 28 nëntori i këtij viti na gjen në një moment jashtëzakonisht delikat për demokracinë. Na gjen në kohë dramatike për shtetin e së drejtës, na gjen në një periudhë kur ekonomia shqiptare kërcënohet nga falimentimi. Na gjen në një moment ku opozita është jashtë parlamentit dhe parlamenti jashtë binarëve të kushtetutës dhe ligjit pasi u shkelën të drejtat dhe liritë e votës së lirë”, deklaroi Rama.

Sipas tij, kryeministri po kapërcen çdo kufi dhe po përçudnon komunikimin me publikun duke u thyer në diktator të regjimit të vjetër.

Në Vlorë edhe zëvendëskryeministri Ilir Meta, i cili Ditën e Çlirimit do ta festojë në 29 nëntor, ndryshe nga pjesa tjetër e mazhorancës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›