E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident, humbin jetën dy persona

Në autostradën Lushnjë – Rrogozhinë, në kthesën e quajtur kthesa e Plugut, një mjet tip Landrover me targa Tr. 2903 L si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara ose përgjumjes së drejtuesit të mjetit, ka dalë nga rruga, dhe pasi ka goditur një shtyllë të tensionit të lartë 6 kv, ka marrë rrokullisje dhe ka rënë në kanal. Si rezultat kanë gjetur vdekjen dy shtetas që ushtonin me këtë makinë, Ervis Suloimani, 22 vjeç nga Erseka dhe Kristian Mici, 42 vjeç nga Cërriku. Shtylla e tensionit të lartë ka pësuar defekt dhe janë bashkuar telat duke lënë pa energji qytetin e Lushnjës. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe për eliminimin e defektit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›