Zogaj: Qeveria më e mirë, para zgjedhjeve të 2009-ës
-Kemi nxjerrë qeveri të mira, por më të mirën e kemi ruajtur për në fund- ( nënt)
(Intervistë me zotin Preç Zogaj, deputet i PD-së, kryetar i Komsionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë)
Pyetje: Zoti Zogaj, si e shikoni PD-në sot dhe strukturat e saj…
Përgjigje: Debati u zhvillua në grup dhe u mbyll po aty, me atë përfundim që u pa gjatë votimit në sallën e Kuvendit: shumica dërmuese pranoi dhe votoi si të terë paketën e ndryshimeve kushtetuese.
Pyetje: Zgjidhja erdhi me tërheqjen e deputetëve demokratë që firmosen zgjedhjen nga populli. A u imponua kjo tërheqje…?
Përgjigje: Nuk mund të kishte dhe nuk mund të ketë asnjë lloj imponimi. Debati u bë vetëm për dispozitën e zgjedhjes së presidentit. U përballën dy qëndrime, u shfaqen dhe u rrahen argumentat e secilës palë, u peshuan të mirat dhe të këqijat e varianteve, u shqiptuan dhe u vlerësuan arsyet politike të qëndrimit që duhej të mbanim dhe që shkonin përtej grupit tonë parlamentar, madje edhe përtej Kuvendit aktual nësë mbajmë parasysh kontekstin e këtyre ndryshimeve. Debati për dispozitën e zgjedhjes së presidentitnë grupin tonë parlamentar ilustroi vizionin që kam për mënyrën se si një grupim politik njerëzish të lirë shkojnë drejt një qëndrimi të përbashkët.
Pyetje: Mirë, por shtrohet kjo pyetje: pse të mos tërhiqej, fjala vjen, grupi që ishte për zgjedhjen e presidentit nga Kuvendi me shtatëdhjetë plus një të votave të deputetëve ku bëntë pjese edhe Berisha?
Përgjigje: Arsyeja e parëdhe themelore është kjo: asnjë deputet i Partisë Sociliste nuk firmosi me ne zgjedhjen e presidentit nga populli. Në këto kushte, nëse i qëndronim strikt pozicionit tonë, e vetmja gjë që mund të arrinim ne si firmëtarë të zgjedhjes së presidentit nga populli, ishte ta linim dispozitën ashtu siç ishte. Por ky qëndrim mund të vinte në dyshim konsensusin për paketën në terësi dhe pastaj vendi do të privohej nga ato reforma që presin të gjithë miqtë dhe partnerët tanë. Përgjegjësia do të binte mbi Partinë Demokratike. Në ngjarje të tilla është e drejtë që ata që janë më pak të bashkohen me ata që janë më shumë për të bërë shumicën e domosdoshme.
Pyetje: Dakord, po si do të konsideroheshin të gjitha këto përballë nevojës apo zakonit që në politike duhet edhe të rrezikohet…?
Përgjigje: Padyshim që në politikë duhet të rrezikosh dhe të mos marrësh parasysh asgjë kur është fjala për çështje parimore të demokracisë. Në rastin e paketës sonë të ndryshimeve kushtetuese, pavarësisht perceptimeve dhe këndvështrimeve të larmishme, duhet ta themi se kemi të bëjmë me modele dhe jo me parime. Proporcional rajonal apo kombëtar, maxhoritar apo sistem miks, zgjedhje te presidentit nga populli, apo nga Kuvendi, zgjedhje me shumicë të cilësuar apo të thjeshtë- të gjitha këto janë modele që zbatohen sipas natyrës së çdo vendi. Nuk mund të sillemi me modelet njëlloj siç do të silleshim me parimet se pastaj ky do të ishte një gabim foshnjor në perceptim. Në grup ne jemi ndarë për modele, jo për parime. Dhe së fundi, edhe pse unë vazhdoj të parapelqej zgjedhjen epresidentit nga populli, nuk mund të mos pranoj argumentin se forca e një presidenti qendron piksëpari te integriteti dhe formimi i personit dhe pastaj edhe te mekanizmat që e mbrojnë në kryerjen e detyrës. Thënë më popullorçe: te pamundësia për ta hequr.
Pyetje: Pas këtij debati u pa ( në mënyrë jo direkte) ndikimi i zotit Topi brënda PD-së dhe grupit parlamentar. Sa prezente është prania e tij në PD, pavarësisht detyrës si president i Republikës?
Përgjigje: Presidenti Topi patjetër që ka një lidhje shpirtërore me PD ku është formuar si politikan dhe ku ka gjetur mbështetjen me të madhe për t'u zgjedhur President i Republikës. Në grupin tonë ai ka gjithashtu miqtë e tij të afërt, siç ka kushdo të tillë. Por unë nuk kam parë që Presidenti të përfshihet në ndonjë lojë politike si kjo që thuhet. Ai është zgjedhur nga një shumcië e cilësuar për t'u shdërruar paskëtaj, siç ia kërkon tagri, në president të gjithë popullit. Presidenti në Republikën parlamentare është për të afruar të ndryshmit dhe jo për të ndarë të njëjtët. Presidenti Bamir Topi ka treguar gjatë këtij viti dhe do ta dëshmojë edhe në të ardhmen se e ka këtë vision.
Pyetje:Krytari i PD-së Berisha…
Përgjigje: Nuk jemi mbledhur ende për të diskutuar kërkesën e kryeprokurores Ina Rama dhe nuk mund të mblidheshim sa kohë që komisioni i imuniteteve ka kërkuar informacion shtesë, pra kërkesa është ende në procedurën e komisionit. Kërkesa konkrete do të kërkojë një shqyrtim dhe një vendim konkret të grupit. Përtej kësaj, ne si grup, kryemnistri, qeveria kemi mbëeshtetur e mbështesim me forcë zbardhjen e së vërtetës nga organet kompetente, ndëshkimin e fajtorëve sipas ligjeve në fuqi.
Pyetje: Republikanët dhe vetë Mediu…
Përgjigje: Me keni bërë disa pyetje njërën pas tjetrës…Nga t'ja nis?
Pyetje: Sipas radhës?
Përgjigje: Në rregull. Nuk është e vështirë që Shqipëria dhe politika të mos ndikojë te institucioni i Prokurorisë. E gjithë kjo kërkon politikanë që njohin pavarësinë e organit të akuzës në një anë dhe prokurorë me integritet që kanë busull ligjin dhe vetëm ligjin.
Pyetje: Po për sulmin ndaj kryeprokurores nga një parti e shumicës?
Përgjigje: Sulmin do ta përjashtoja dhe do të distancohesha menjeherë. Mua me duket se disa prononcime ( flas për ato që kam dëgjuar unë se nuk i kam ndjekur të gjitha) mund të kualifikohen me shumë si objeksione se sa si sulme. Në këtë rast, kurrsesi, nuk mund të paragjykoj të drejtën e ish ministrit Mediu për tu mbrojtur, të drejtën e një deputeti për tu mbrojtur, të drejtën e një të akuzuari dhe të çdo të akuzuari për tu mbrojtur. Ai po përgatitet të përballet me një moment shumë të veçantë të jetës së tij ku qoftë pafajësia, qoftë përgjegjësia janë individuale, janë ligjore. Individuale është edhe strategjia e mbrojtjes që ai zgjedh.
Pyetje:Sa parimore ju duket kjo në një kohë që tragjedia e Gerdecit u shoqërua me 26 viktima?
Përgjigje: Për këto viktima dhe për dëmët e tjera të mëdha të kësaj tragjedie zoti Mediu dha dorëheqjen si ministër i Mbrojtjes. Kjo ka qenë parimore apo jo? Tani atij i kërkohet imuniteti. E thashë edhe me sipër dhe po e përsëris: nuk më pëlqen të gjykoj dikë që gjendet në një telash apo rrethanë ku nuk më ka ndodhur të gjendem vetë. Objeksionet e tij, verëjtjet e tij për procesin janë pjesë e marrëdhënies së një njeriu që akuzohet me akuzuesin, por këto nuk e prishin procesin si proses. Unë dua të zbardhet e vërteta në rrugë ligjore dhe me profesionalizëm. Dua të bëhët drejtësi sipas fakteve të provuara dhe ligjeve. Jam i bindur se kjo do të ndodhë. Por e gjithë kjo nuk me pengon të refuzoj atë lloj drejtësie apo ndëshkimi që kërkohet duke numëruar të vrarë e të plagosur. Le të vazhdojë punën e saj prokuroria. Ajo e ka topin në këtë fazë.
Pyetje: Çdo të thotë për shumicën heqja e imunitetit të Mediut…
Përgjigje: Do të thotë se organi i akuzës po heton politikanë të shumicës. Në vetvete, duke abstraguar nga rasti Basha apo nga rasti Mediu, ky fakt është një lajm i mirë për demokracinë. Duke mbështetur prokurorinë, duke mos përdorur kartonat për të bllokuar hetimin e ngjarjeve ku janë përfshirë direkt ose indirekt politikanë të shumicës, ne respektojmë idetë tona për trasparencën dhe imunitetin.
Pyetje:Ju dhe shumë zëra brenda PD-së…
Përgjigje: Unë kam folur disa herë për nevojën e një qeverie përfaqësuese, duke u përpjekur të sqaroj konceptin. Mendoj se kjo ide, sikurse ide dhe mendime të tjera alternative për çeshtjen e rikompozimit të qeverisë, kanë zënë vend, kanë rënë në veshin e duhur dhe besoj se do të gjejnë zbatim. Ne kemi nxjerrë qeveri të mira, por më të mirën e kemi ruajtur për në fund. E treta e verteta, siç thotë populli. Ajo do të jetë qeveria e zgjedhjeve, në kuptimin që do të shkojmë me të në zgjedhjet e vitit 2009. I kemi mundësitë. Kërkesat janë shtuar, sfidat janë diversifikuar, zgjidhjet nuk janë ashtu, fushë me lule. Qeveria duhet të jetë e tillë që të qëndrojë në ballë të këtyre realiteteve.
Pyetje: Cilat ministri në këndvështrimin tuaj…
Përgjigje: Kam mendimet e mia për këtë , por nuk është politikishtkorrekte t'i them në gazetë. Aq më tepër kur në konceptin tim ndryshimet, ndersa duhet të vinë në bazë të një vlerësimi serjoz të punës së secilës ministri, nuk duhet të personalizohen apo të degradojnë në polemika pa vlerë.
Pyetje: Kush duhet ta bëjë këtë vlerësim dhe ku?
Përgjigje: Në grupin parlamentar, në kryesinë e PD-së, në sekretariatin e PD-së, kryeminsitri Berisha mund të gjejë një instancë tjetër, e rëndësishme është të reflektohet shpejt në ato fusha ku ka mangësi, defekte.
Pyetje: Çfarë keni parasysh, a mund të na thoni diçka më konkrete për këto mangësi?
Përgjigje: Sa herë mendoj për këtë temë më dalin parasysh në radhë të parë investimet në sektorin privat. Kemi berë mjaft ndryshime pozitive, mjedisi është bërë më tërheqës, por mungon ai automatizmi i nevojshëm për të cilin kanë nevojë liritë ekonomike. Shoh se në shumë sektorë apo raste duhet shumë shtytje, shtytje, shtytje, shtytje. Aty ku gjerat zgjidhen kështu, me shtytje, sistemi sipas mendimit tim është i sëmurë dhe pasoja më imediate e kësaj praktike janë vonesat. Nuk dua të hyj në detaje, por ky problem mendoj se kërkon përballim të shpejtë.
Pyetje: Kryeministri Berisha ka paralajmëruar nga Saranda një tur takimesh në gjithë Shqipërinë. A do të jenë këto takime si paradë suksesesh apo do të kenë në fokus probleme si ky që përmendet më lart?
Përgjigje: Sukseset do të përmenden dhe ato nuk janë pak. Ndërkaq një tur në këtë periudhë nuk mund të jetë si një tur në fushatë elektorale. Unë nuk e di tamam se çfarë ka ndërmend kryeministri, por besoj se ai dëshëron të bashkëbisëdojë me zgjedhësit dhe me publikun, piksëpari për të dëgjuar problemet e tyre. Pra diçka krejt tjetër nga monologu i gjatë i Edi Ramës. Është tamam koha që zëri i publikut të jehojë dhe të gjejë reagimin e duhur në veprimin e ekzekutivit. E gjithë kjo është një festë e re për demokracinë. Nga një këndvështrim pragmatist, një bashkëbisëdim i tillë problemor përgatit terrenin për fushatën e ardhshme elektorale.
Pyetje:Alëatët kanë pranuar…
Përgjigje: Personalisht nuk e kam shumë të qartë këtë marrëveshje. Do të kemi e duhet të kemi aleatë, por si realizohet teknikisht një kualicion parazgjedhor me sistemin proporcinal rajonal, këtë nuk e di.
Pyetje: A është koha të rishikohen…
Përgjigje: Në konceptin e qeverisë përfaqësuese është dashur e duhet të përcaktohen disa kritere në lidhje me përfaqësimin e partive të vogla në qeveri dhe administratë. Sa deputetë duhet të ketë një parti që të meritojë përfaqësimin me portofol ministri? Ja një prej pyetjeve, përgjigja ndaj së cilës do të na çonte te kriteret në fjalë. Partië e vogla e kanë ndihmuar PD-në; marrëdhenia jonë me ta ka qenë luajale, por mungesa e kritereve të qarta në ndarjen e pushtetit nga qënda në bazë ka bërë që në disa sektorë ku drejtojnë " të vegjlit" koncepti i përgjegjësisë politike të njohë një firo të madhe, deri në asgjëesim. Kjo është e rëndë dhe me kosto për PD. Nde kemi patur dhe e kemi të vështirë pa ta. Ata e kanë të pamundur pa ne. Këto dy vetëdije duhet të "shartohen" për të gjetur formulat dhe skemat më të mira të ndarjes së pushtetit. Ky diskutim besoj do të hapet së shpejti.
Pyetje: Disa ditë më parë…
Përgjigje: Presidenti i ka përcjellë me shkrim objeksionet për këtë ligj sa problematik, aq edhe jetik për fatin e mijëra e mijëra shqiptarëve që presin legalizimin e mundit të tyre shumëvjeçar. Unë nuk i kam parë, apriori mendoj se Presidenti nuk ka patur asnjë lloj prapamendimi. Ka vepruar siç mendon. Ne do ti shohim me vemendje objeksionet e tij dhe natyrisht do të reflektojmë në bazë të arsyes. Në raste të caktuara këtë e kemi bërë edhe me ligjet që na kthente ish Presidenti Moisiun.
Pyetje: Ligji i gjobave…
Përgjigje: Është një fitore për biznesin, por nuk mund të them se është një humbje për ne. Ne përpiqemi gjithnjë për të mirën e buxhetit dhe të biznesit njëkohësisht. Aty ku fiton biznesi, padyshim se jemi të fituar edhe ne. Qëkurse votuam këtë ligj kemi folur për një problem të mprehtë që duket se po merr zgjidhje paralel me rritjen e kultures së re politike te politikanët. Problemi është ky: shteti i ka mekanizmat për t'ja marrë pa kushte privatit atë që i takon shtetit, po privati a e ka të njëjtin mekanizmëm për të marrë nga shteti atë që i takon, siç janë, fjala vjen rimbursimi i TVSH-së apo detyrimet që rrjedhin nga vendimet e përmbarimit? Jo, privati në këtë rast mbetet ende në mëshirën e altruizmit te njërit e tjetrit zyrtar, gjë që nuk ka lidhje me liritë në ekonominë e tregut, në shoqërinë e hapur.