E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Reparti i Urgjencës dhe qytetarët e aksidentuar të Elbasanit"

Në Elbasan ekziston një repart i Urgjencës, i vendosur pranë korpusit qendror spitalor. Më e çuditshmja është se ky repart i urgjencës është gati 1 km larg repartit të Kirurgjisë dhe në rast aksidentesh, të sëmurëve dhe të aksidentuarve iu duhet të lëvizin lart e poshtë, nëpër rrugën gjithë gropa dhe të rënduar nga trafiku, për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Një gjendje e tillë ka disa vjet që funksionon, si shkak i "rikonstruksionit" të munguar të repartit të Kirurgjisë.

Repart, i cili është vendosur prej disa vitesh pranë Maternitetit të qytetit. Nuk është aspak normale që një repart i tillë, si ai i Urgjencës, të jetë kaq larg nga reparti i Kirurgjisë. Jo rrallëherë ka qëlluar që persona të aksidentuar të dërgohen në këtë repart dhe të mos marrin ndihëm e duhur, për mungesën e pajisjeve, dhe janë detyruar që të marrin rrugën drejt repartit kirurgjikal, duke e rënduar dhe më tej gjendjen e tyre shëndetësore.

Më shumë këtë shqetësim e ndjejnë qytetarët elbasanas, të cilët janë të detyruar të bëjnë poshtë e lart, në rrugën me gropa, pluhurin, trafikun e rënduar dhe smogun mbytës të Elbasanit. Jo vetëm kaq, por spitali i Elbasanit, duke qenë spital rajonal, ka një mbipopullim me të shtruar dhe rikonstruksioni i repartit të Kirurgjisë do të lehtësonte punën e personelit të spitalit dhe do të shtonte ndjeshëm numrin e shtretërve në dispozicion të qytetarëve.

Kjo situatë, aspak normale, do të vazhdojë për aq kohë sa reparti i Kirurgjisë pranë korpusit qendror spitalor do të qëndrojë në gjendjen e sotme të mjeruar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›