"Për ata që nuk mund të durojnë më cjeptë dhe kasapët"
Është e natyrshme, që problemet e Shqipërisë janë të shumta. Por ato shtohen sepse nuk ka njerëz në qeverisje që të dinë të identifikojnë dhe zgjidhin probleme. Shpesh mendoj se të gjitha këto që kanë ndodhur, ishin të planifikuara që truri shqiptar të largohej dhe në këtë mënyrë këta revanshistë të kombit, të mund të sundonin edhe më kollaj.
Imagjino sa deputetë injorantë ka në Parlament, pse ndodh kjo? Pikërisht, se jeta e intelektualit dhe atij të shkolluarit me djersë u bëhet e padurueshme nëpërmjet metodave që nga më të thjeshtat, deri tek ato më të sofistikuarat me diploma.
Për mendimin tim, Shqipëria sot ndodhet në udhëkryq të rrezikshëm. Problemi shtrohet se, a do të ketë vallë djem e vajza të reja që të shtien dorën për ta marrë mbi supet e tyre apo do të bëjnë sehir cjeptë dhe kasapët, që nuk po lenë gjë pa shkatërruar?