E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i dyfishtë në Durrës, vdes 14-vjeçari

Një kalimtar me biçikletë është përplasur nga një makinë para pak orësh në aksin rrugor Ura Dajlanit-Plepa në qytetin e Durrësit. Në këtë aksident mbeti i vdekur 14-vjeçari Retmir Gjurgjaj, banor i lagjes Nr. 8 Durrës, i cili u përplas nga një makinë tip fuoristradë benz me targa Tr: 7803 M në afërsi të stacionit Iliria, ndërsa po ecte me biçikletë.

I aksidentuari ndërroi jetë rrugës për në spital, për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë, ndërsa autori i aksidentit Ilir Serjani 43 vjeç  nga Fieri u largua me automjetin e tij nga vendi i ngjarjes.

Arratia e 43 vjeçarit sipas policisë së Durrësit ka zgjatur vetëm pak minuta, pasi ky i fundit gjatë drejtimit të mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me një tjetër automjet. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka bërë të mundur ndalimin dhe më pas shoqërimin për në komisariatin e policisë autorin e aksidentit me pasojë vdekje.

Mbi 43- vjecarin nga Fieri rëndon akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekje. Policia e Durrës po heton për rrethanat e aksidentit të rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›