Censusi, nisë në Berat procesi i kontestuar
Pas përfundimit të përzgjedhjes së kontrolloreve dhe anketuesve, verifikimit të banesave nga komisionet e censusit të ngritura në Bashki e Komuna, sot filloi puna në terren për regjistrimin e popullsisë.
Duke nisur nga sot do të punohet për marrjen e informacionit për ëdo familje që është prezente në Shqipëri. Sipas informacioneve të marra nga përgjegjësja e statistikave në institucionin e Qarkut Berat Fatbardha Bejko, puna është mirë organizuar për të bashkëpunuar mes supervizorit, kontrollorëve dhe anketuesve. E gjithë kjo punë drejtohet nga stafi i Zyrave të statistikës në rrethet Berat, Kuëovë dhe Skrapar. Në të gjithë Qarkun e Beratit janë punësuar 800 persona për këtë proces të rëndësishëm të ndarë në: 132 persona kontrollor prej të cilëve 85 në Bashkinë Berat, 668 anketues prej të cilëve 430 në qytetin e Beratit. Një anketues në qytet mund të anketojë gjatë këtyre 3 javëve 100-120 familje, ndërsa një anketues në fshat 80-100 familje.
Për të patur një mbarëvajtje të këtij procesi, i cilësuar si investimi më i madh statistikor janë vendosur postera në vende publike, duke mos lënë në harresë dhe zonën periferike si në bashki dhe në komuna.
Në kontratat e lidhura midis INSTAT dhe punonjësve të rekrutuar në Census një vend i rëndësishëm i është kushtuar ruajtjes së konfidencialitetit të të dhënave të siguruara nëpërmjet numërimit derë më derë nga anketuesi. Jashtë kamerave përgjegjësja e statistikave pranë këshillit të qarkut, tregoi se deri në mesditë ky proces ka ecur normalisht dhe është mirëpritur nga qytetarët beratas.
Kujtojmë sakaq se pyetësori për qytetarët përmban 40 pyetje prej të cilave 38 kërkojnë përgjigje të detyrueshme ndërsa dy pyetjet e fundit që kanë të bëjnë me përkatësinë etnike dhe fetare janë alternative, pra qytetari është i lirë të deklarohet ose jo.