E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kujdesi ndaj të moshuarve do të rritet

"Kujdesi i qeverisë ndaj të moshuarve do të vijë duke u rritur, pasi ky është detyrim i shoqërisë për kontributin e madh që ata kanë dhënë", u shpreh ai gjatë nga Shtëpia e të Moshuarve në Tiranë.

Kryeministri vizitoi moshën e tretë me rastin e Ditës Botërore të të Moshuarve, nga ku theksoi se “ne nderojmë të moshuarit për sakrificat, kontributin dhe ndihmën që i kanë dhënë vendit  dhe shoqërisë shqiptare në tërësi". Berisha nuk harroi të përmende rritjen e pensioneve.

Ai nënvizoi se pensionet tashmë nuk janë më nën 100 dollarë, ndërkohë që është rritur fondi i pensioneve nga 50 miliardë lekë në vit që ishte pesë vjet më parë, në 106 miliardë që është sot.

"Për të dëshmuar dashurinë, respektin dhe ndjeshmërinë tonë ndaj jush, ne e kemi 5-fishuar fondin e ilaçeve. Nëse pesë vjet më parë subvencionimi i ilaçeve ishte 5 miliardë lekë, sot ai është 25 miliardë lekë", theksoi kryeministri.  Duke konfirmuar angazhimin e qeverisë për të moshuarit ai premtoi rindërtimin e Shtëpisë së të Moshuarve në kryeqytet. /Start/

                                                                                             2011-10-01 13:21
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›