E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, pranga mashtruesit

Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë të ditur se është arrestuar 50-vjeçari nga Lunxhëria pasi mashtronte qytetarët duke u premtuar atyre dokumente greke.

Spiro Shukulini ishte në kërkim që prej vitit 2006, vit kur kishte mashtruar një person në Greqi, duke i premtuar vizë greke kundrejt shumës 500 euro.

Ndërsa në vitin 2009 kishte mashtruar një tjetër person po në Greqi, duke i premtuar dy leje drejtimi greke kundrejt shumës1800 euro. Sipas policisë i arrestuari në të dy rastet nuk u ka kthyer paratë personave të mashtruar, të cilët kanë bërë dhe denoncimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›