E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, arrestohet i riu për trafik droge

Në pranga përfundoi shtetasi Korrado Katana, 22-vjeç, i shpallur në kërkim trafik të lëndëve narkotike. policia bëri me dije se ky shtetas banues në Durrës, u arrestua pasi emri i tij lidhet me trafikun e një sasie prej 36 kg lëndë kanabis sativa, që i riu tentoi të kalonte drejt Italisë, përmes portit detar. 

Burimet e uniformave blu në Durrës sqarojnë se lënda narkotike u gjet e fshehur në katër gomat e automjetit fuoristradë, të drejtuar nga Julian Perduka, ku udhëtonte si pasagjere edhe Fisnike Hyseni.

Të dy këta shtetas janë ndaluar në 16 shkurt të këtij viti, kur ndodhi ngjarja, ndërsa Katana, i cili dyshohet të jetë përfshirë në këtë tentativë trafiku, u ndalua vetëm një natë më parë, në pikën kufitare të Kapshticës, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria. /Start/

                                                                                             2012-06-14 15:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›