Autoritetet lokale evropiane “mësyjnë” në Tiranë

Në këtë mbledhje që u zhvillua nën drejtimin e Presidentit të Byrosë së Kongresit Evropian të Autoriteteve Lokale Z. Keith Whitmore, ishin të pranishëm autoritetet kryesore të kësaj byroje.
Zv/ministri i Brendshëm, Ferdinant Poni, në fjalën e tij, u shpreh se arritjet e derisotme në fushën e demokracisë lokale janë frut i një pune këmbëngulëse të qeverisë shqiptare dhe të zgjedhurve vendorë. “Besoj që këmbëngulja e aktorëve politikë shqiptarë, e qeverisë shqiptare por edhe të zgjedhurve vendorë, për të pasur një zhvillim të shpejtë të demokracisë lokale, një konsolidim të qeverisjes në nivel vendor, është demonstrimi ynë i qartë për të qenë pjesë dinjitoze e familjes evropiane dhe si i tillë po perceptohet. Ne do të japim kontributin tonë gjithashtu për rivitalizimin e gjithë rajonit për të përçuar dhe praktikat tona të mira drejt qeverisjes së mirë, qeverisjes transparente si dhe do të kontribojmë si një presidencë vërtet aktive në prioritetet evropiane: ato të rinovimit teknologjik, të qeverisjes me zero tolerancë ndaj korrupsionit, të qeverisjes sa më pranë qytetarëve, të konsolidimit të të drejtave të njeriut në nivel lokal, etj”, tha ai.
Për sa i takon programit të Presidencës shqiptare të KE-së, Z.Poni informoi median mbi aktivitetet që pritet të zhvillohen, të cilat do të kulmojnë në muajin nëntor, kur janë edhe festimet me rastin e 100-vjetorit të shtetit shqiptar. “Jam i sigurt se do të jetë një presidencë e suksesshme dhe me një vizibilitet maksimal. Prezenca e z.Lulzim Basha dhe autoriteteve të tjera në nivel evropian bënë këtë sukses sot të sigurt, por edhe të 7-8 aktivitete të tjera që do të kulmojnë diku në fund tetori - fillim nëntori me ato 2 aktivitete të rëndësishme, që kurorëzojnë javën evropiane të demokracisë lokale. Por janë edhe një tregues i 100-vjetorit të Shqipërisë me një tipar të ri: 100-vjetori i Shqipërisë si një aktor i ri në familjen e madhe evropiane”, tha ai.
Kongresi i Autoriteteve Lokale e Rajonale i Këshillit të Evropës është një asamble pan-evropiane, me rreth 636 anëtarë të cilët janë zgjedhur nga pushteti lokal, dhe përfaqësojnë autoritetet vendore (bashki, këshilla, qarqe etj) në 47 shtete të Evropës. Roli i tij është të promovojë demokracinë vendore, të përmirësojë qeverisjen lokale dhe të forcojë vetëqeverisjen e të zgjedhurve lokalë. /Start/
2012-06-14 15:47