E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident i rëndë në Brazil

Nga Express më 05 mars 2011 në ora 22:43

Së paku 25 persona kanë humbur jetën dhe mbi 20 të tjerë kanë marrë lëndime të rënda nga përplasja direkte e një kamioni dhe autobusi në jug të Brazilit.

Policia tha se aksidenti ka ndodhur pranë qytetit Deskanso, kur shoferi i kamionit ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me autobusin që bartte 47 udhëtarë.

Aksidenti ndodhi në kohën e karnavaleve në Brazil, ku nëpër rrugët e vendit mbretërojnë tollovi të mëdha në trafik. (rel)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›