E Shtunë, 31 Tetor 2026

Freskat ringjallen në muret e Varshavës

Kur dashuria për klasiken, Renesancën, pikturën dhe artin e rrugës bëhen bashkë, rezultati është një martesë impresive e humorit, subversitetit dhe një teknike mjeshtërore të vizatimit. Nga Express më 06 mars 2011 në ora 13:01

Kjo është puna që bën artistja polake Jola Kudela. Referencat e saj në historinë e artit janë qartë të intepretueshme nëpërmjet kombinimit të pikturave dhe fotove të zmadhuara të personave nga komuniteti lokal, kryesisht pensionistë.

Një strategji si kjo mund të duket pak subjektive për faktin që në veprat e saj kryesisht paraqiten njerëz në moshë - ata të cilët siç thotë vetë Kudela, janë me një këmbë nën dhe, por edhe të margjinalizuar nga shoqëria e që bëjnë jetë nëpër shtëpi pleqsh - të cilët shndërrohen në pjesë aktive të “ikonografisë së shenjtë”.

Pikërisht me këtë, kjo artiste u jep forcë të re për jetë ngase pensionistët shndërrohen në heronj të muraleve në vendlindjen e tyre, Varshavë. Krahas pensionistëve, personazhe të saj janë, pjesëtarë të subkulturave siç është rasti me punkerët. Njëkohësisht me vetë paraqitjet - me motive të dallueshme të veprave të Da Vincit apo Rubensit - ajo shpalos aurën e gjenialitetit dhe të shenjtërisë.

Është interesante se si Kudela me një veprim kësisoj, ende nuk ka hasur në censurën e autoriteteve polake duke pasur parasysh se Polonia është një vend ku dominon katolicizmi. Aq më tepër për faktin se personazhet veprave të saj mundësojnë lojën me motive të qarta kishtare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›