E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, 3 të vdekur

LIBRAZHD- 3 të vdekur, një i plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, gjatë mesditës në vendin e quajtur Xibrake. Shkak i aksidentit edhe këtë radhë është bërë parakalimi i gabuar. Mjeti me targa El 9740 A, është përplasur me një kamion me targa të Shkupit, gjatë kohës që autovetura ka tentuar të parakalojë në mënyrë të gabuar kamionin. Forca të shumta policie dhe zjarrëfikse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku është dashur kohë për të nxjerrë nga mjeti i përplasur keq, tre viktimat, drejtuesin dhe dy pasagjerët. Policia ka identifikuar drejtuesin e mjetit Ismail Zyma 61 vjec, dhe njërin prej pasagjerëve Fatmir Budra 40 vjec. Ndërsa si pasojë e përplasjes është plagosur lehtë edhe drejtuesi i kamionit maqedonas me targa të Shkupit.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›