Kosovë, KQZ anulon rezultatet në nëntë vendvotime
Vetëm pak ditë pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, KQZ ka vendosur të anulojë rezultat në 9 vendvotime, për shkak të parregullsive të evidentuara. Ndërkaq, subjektet politike, të cilat kanë dorëzuar ankesat e tyre në Komisionin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP), pritet të marrin përgjigje javën e ardhshme.
KZAP dje ka pranuar mbi 22 ankesa lidhur me parregullsi, ndërkaq nesër pritet të fillojë numërimi i votave me kusht. Në Prizren kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hanefi Muharremi, dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramadan Muja, kanë fituar përqindje të njëjtë 50 me 50, andaj numërimi i 1602 votave me kusht për këtë komunë pritet të përcaktojë udhëheqësin e ri të qytetit të dytë më të madh në Kosovë.