De Nardis: Kosova e kaloi me sukses provën
De Nardis, ka një karrierë politike dhe akademike mjaft impresionuese. Ai është President nderi i Universitetit Nju Haven të shtetit Kënektikat dhe gjatë presidencës Regan ka shërbyer si Nënsekretar i Shëndetësisë. Vitet e fundit ai merret edhe monitorimin e zgjedhjeve në vende të ndryshme të botës.
De Nardis ishte në Kosovë me ftesë të disa udhëheqësve të Lidhjes Demokratike për të bërë fushatë për ta por edhe për të monitoruar sigurinë e votës.
"Në një demokraci të re si Kosova ka rëndësi të garantohet se zgjedhjet janë të lira e të drejta. Mendoj se mund të thuhet që Kosova e kaloi këtë provë dhe i ka treguar komunitetit ndërkombëtar se ajo është e aftë të administrojë zgjedhje dhe të garantojë se rezultati përfaqëson vullnetin e atyre që votojnë", tha De Nardis për "Zërin e Amerikës".