E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Synojme të bëhemi superfuqi e energjisë së gjelbër

TIRANE-Kryeministri Berisha përshëndeti sot Samitin për Ndryshimet Klimatike të zhvilluar në Kopenhagen, Danimarkë dhe vlerësoi se dhe shteti shqiptar vlerëson përpjekjet ndërkombëtare për këtë cështje dhe se qeveria e tij po punon sipas standareteve të BE për një Shqipëri sa më të gjelbër. “Objektivi i qeverisë sime është ta kthejë Shqipërinë në një superfuqi të vogël prodhuese të energjisë së gjelbër në rajon”, deklaroi kryeministri Sali Berisha në fjalimin e tij 3 minutësh në gjuhën angleze. Në fjalën e mbajtur në seancën e këtij Samiti, kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare i konsideron ndryshimet klimatike si një prej kërcënimeve më serioze me të cilën përballet planeti ynë dhe një prej çështjeve më komplekse që duhet trajtuar me vendosmëri dhe efikasitet. “Si një vend i prekur nga ndryshimet klimatike, Shqipëria është e interesuar dhe e gatshme, për te kontribuar për zgjidhjen e çështjeve për te cilat kohet e fundit po diskutohet intensivisht ne lidhje me ndryshimet klimaterike”. Në këtë prizëm, Berisha kërkoi që Samiti i Kopenhagenit të shikoje krijimin e një sistemi monitorimi për zbatimin e detyrimeve për reduktim nga vendet anëtare, konsolidimin e një sistemi kontributi financiar dhe transfertash te teknologjisë ekologjikisht te pastër drejt vendeve ne zhvillim apo te pazhvilluara. Kryeministri theksoi gjithashtu se qeveria shqiptare ka integruar ne Strategjinë e saj te Zhvillimit Kombëtar parimin e zhvillimit te qëndrueshëm, si dhe nxitjen e teknologjive te gjelbra duke synuar drejt një ekonomie pa karbon. “Gjithashtu, në politikat tona të zhvillimit ne po i përmbahemi parimit “Të veprojmë lokalisht dhe të mendojmë globalisht”,shtoi Berisha. Berisha shpalosi para vendeve te Botes nje panorame te Shqiperise, te mjedisit dhe resurseve qe vendi ka. Duke e rendidut Shqipërinë si një vend ku 2 te tretat janë me pyje dhe kullota dhe me biodiversitetin më të lartë në Evropë, Berisha tha se “Ne mbetemi të përkushtuar në programin e pyllëzimit”. Për këtë Berisha tha se zhvillimi industrial dhe aktiviteti ekonomik i vendit po realizohet nen rregulla te rrepta ligjore, miqësore me mjedisin dhe konform normave dhe standardeve te BE-se. Sipas tij, Shqipëria edhe pse çliron në atmosferë 5 herë më pak gazra, me efekt serre, për fryme të popullsisë, në krahasim me vendet e industrializuara, Berisha theksoi se vendi jonë është një vend që ka filluar të përballet me pasojat që lidhen me ndryshimet korrente të klimës, veçanërisht në zonën e bregdetit të Adriatikut. Kryeministri u bëri të ditur vendeve pjesmarrëse në Kopenhagen se aktualisht rreth 95% e burimeve dhe konsumit të energjisë së Shqipërisë vjen nga energjia hidrike dhe kërkoi ndihmë financiare për të ndihmuar kompanitë që shfrytëtojnë hidrocentralet, pasi sic vuri në dukej kreu i qeverisë shqiptare, kriza ekonomike ka ndikuar në këtë sektor. “Potencialet hidrike janë shumë të mëdha. Më shumë se 2/3 ngelet për tu shfrytëzuar. Në këtë kontekst, ne planifikojmë të ndërtojmë rreth 440 hidrocentrale me një fuqi totale prej, së paku 20 miliardë kilovatore. Janë firmosur kontrata për rreth 130 prej tyre. Kompani nga e gjithë bota punojnë sot në vendin tim. Kriza financiare ka ngadalësuar flukset financiare drejt tyre, ndaj dhe unë ftoj institucionet financiare të vendeve tuaja, si dhe institucionet ndërkombëtare te ndihmoni këto kompani për të vazhduar punën. Do të jetë shumë fitimprurëse, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin”. Kreu i qeverisë theksoi planin e qeverisë shqiptare për platforma për prodhimin e energjisë së erës. “Deri tani janë licensuar mbi 2000 MË parqe eolike, mijëra te tjera janë ne studim e sipër. Së bashku, energjia hidrike, e erës dhe biomasa bëjnë më shumë se 5 bilion Euro në kontrata të nënshkruara si koncensionare”. Kryeministri vuri në dukje se Shqipëria po kalon një revolucion të ri industrial, sepse sic theksoi ai industria e mëparshme, për shkak të teknologjisë së vjetër, rezultoi në një dështim. “Ne mbetemi të përkushtuar drejt së gjelbrës, në këtë epokë të re industrializimi të vendit tim”, tha Berisha në fjalën e tij në Samitin e Kopenhagenit për Klimën. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›