E Diel, 1 Nëntor 2026

“Demokracia në veprim” akuzon KQZ-në për mostransparencë

"Demokracia në veprim" i bën thirrje KQZ-së dhe organeve të tjera të përfshira në procesin zgjedhor që të jenë më transparente për të gjitha vendimet të cilat merren. Ismet Kryeziu, udhëheqës i këtij koalicioni i ka bërë thirrje KQZ-së që të ketë një koordinim të plotë me KKZ-të dhe mos të ketë dallime në qëndrime në mes të tyre.

"’Demokracia në veprim’ kërkon që për të gjitha vendvotimet ku anulohen rezultatet të ripërsëriten votimet, në të kundërtën procesi zgjedhor do të dëmtohej në masë të madhe", ka thënë Kryeziu.

Në konferencën për mediat, Kryeziu ka kërkuar po ashtu nga të gjitha partitë politike që të ndërpresin deklarimet e tyre politike për çështjen e fituesit të Prizrenit, për t'u lënë hapësirë dhe kohë organeve kompetente që t'i përfundojnë të gjitha procedurat e duhura dhe t'i shqyrtojnë të gjitha faktet relevante në mënyrë që vendimet të merren të drejta dhe korrekte.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›