Aksident i rëndë në Ferizaj

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 14:00 në hyrje të Ferizajt.
Siç shihet në foto, në aksident kanë qenë të përfshira një kamion dhe një veturë civile.
Ende nuk dihet nëse nga ky aksident ka persona të vdekur apo jo.
Indeksonline ka bërë përpjekje të kontaktojë me Policinë në Ferizaj, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur./Indeksonline/