E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari humanist kërcënon me vetëvrasje

Një shtetas shqiptar, 50 vjeçar i njohur si humanist pranë një organizate humanitare e cila mbështet azilantët, ditën e sotme kërcënon me vetëvrasje. Siç bëhet e ditur, ai ka hypur në një vinqë të ndërtimtarisë si shenjë proteste ndaj shtetit italian pasi i kishin refuzuar mbështetjen me para.

Edhe banka e cila kishte premtuar se do i japë 50.000 euro kredi ka refuzuar këtë pasi kryesia e komunës kishte kontaktuar bankën, transmeton pc-netz.

Tani ai ka hipur në vinqë dhe kërcënon se do të bëj vetëvrasje po nuk i dhanë kredinë.

Kjo është hera e dytë që ky humanist shqiptar në këtë mënyrë tenton të merr mbështetje të dhunshme nga shteti.

Me datën 24 Prill të këtij viti, ai kishte hipur në një vinqë duke kërcënuar me vetëvrasje por që psikologët e policisë arritën të zbresin atë poshtë duke i dhënë premtime të kota.

Kësaj radhe, ai ka premtuar se nuk do zbres nga Vinqi përderisa paratë nuk kalojnë në konton e organizatës humanitare. Sipas informatave, kjo shumë parashë i nevojitet për të mbajtur dy shtëpi azilantësh të cilat ai ka marrë mbi vete. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›