Gjendet i mbytur në pus

Në fshatin Malishevë e Epërme të Gjilanit të martën pasdite është gjetur në një pus trupi i pa jetë i viktimës mashkull shqiptar njoftoj Policia e Kosovës.
Sipas policisë vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar. Ndërkaq i kontaktuar nga rajonipress Shaban Azizi zëvendësdrejtor në policinë rajonale të Gjilanit tha se aktualisht vdekja konsiderohet e dyshimtë dhe se janë duke zhvilluar hetime rreth shkaqeve të vdekjes./Indeksonline/