E Shtunë, 31 Tetor 2026

FBI gjen gjurmë të ricinit tek i dyshuari

FBI thotë se ka gjetur gjurmë të ricinit mbi gjësendet që i përkasin një personi të dyshuar se i ka dërguar letrat me helm në adresë të presidentit Barak Obama dhe zyrtarëve të tjerë publikë.

Në një deklaratë, një agjent i FBI-së tha se në gjërat e sekuestruara të James Everett Dutschke, si në një maskë pluhuri, doreza gome, dhe të një mulliri kafeje, kishte gjurmë të helmit ricin.

Në deklaratë thuhet se në kompjuterin e Dutschkes është vërejtur se ai ka bërë kërkime për ricinin.

Fillimisht për rastin u dyshua një person tjetër, por atij iu hoqën akuzat.

Dutschke po mbahet pa të drejtë lirimi me kaucion në shtetin amerikan të Misisipit./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›