E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident i rëndë në Fier, vdes një person

Sipas të dhënave të para nga burime policore thuhet se dy automjete, njëri me targa të Fjerit dhe tjetri me targa greke, janë përplasur mes tyre në afërsi të fshatit Mbyet.

Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ku sipas të dhënave paraprake arësyeja e aksidentit mendohet të jetë parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve si dhe shpejtësia tej nurmave të lejuara për këtë aks nacional.

Përveç viktimës, mosha e të cilit ende nuk dihet, kanë mbetur të plagosur edhe katër persona të tjera që udhëtonin së bashku në këtë pasdite, por ende nuk bëhet e ditur gjendja e tyre.

Ndërkaq një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur edhe në aksin Lezhë-Laç, ku nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të palgosur 7 persona.

Po gjatë mbrëmjes së sotme një aksident tjetër me plagosjen lehtë të 6 perosnave ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavijë, në fshatin Grapsh./Start/

                                                                                             2012-09-26 18:21
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›