Katër aksidente në Tiranë

Një aksident u regjistrua tek rrethrrotullimi i Doganës, kur një këmbësor është përplasur nga një automjet. I plagosuri është shtetasi Mahmut Nurja, i cili është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.
Një tjetër aksident u regjistrua në këtë zonë, duke lënë një tjetër person të plagosur. Aksidenti i tretë u regjistrua në zonën e Paskuqanit, ku dy automjete janë përplasur midis tyre.
Nga ngjarja ka humbur jetën një prej drejtuesve të automjetit, shtetasi Bardhyl Haxhillari, 59-vjeç, ndërsa mbeti e plagosur Entela Jaho, 26-vjeçe, pasagjere.
Pak kilometra më poshtë, pikërisht tek Kthesa e Kamzës u regjistrua edhe aksidenti i radhës, ku ka mbetur një person. Dy automjete u përplasën midis tyre, teksa njëri u përfshi nga flakët. Policia po zhvillon hetimet për të gjitha rastet. /Start/
2012-09-26 17:27