E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parku industrial i Elbasanit jepet me koncesion

 Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, është të japë të drejtën e autoritetit kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien e statusit të  zhvilluesit të zonës ekonomike në Elbasan.

Sipas vendimit, sipërfaqja që do të përfshihet në këtë projekt gjigant, është Uzinës 12 dhe Ni-Co; ndërmarrja e Prodhimit të Çeliqeve, ndërmarrja e Seleksionimit të Koksit dhe Metaleve, si Kombinatit Energjetik, sh.a. Kjo zonë ka një sipërfaqe prej 254.7 hektarë, dhe është shpallur zonë ekonomike, me statusin “Park industrial”, përmes një akti të qeverisë që mban datën 04.06.2008.

Të gjitha këto hapësira do të jepen me shumën 1 euro për të ndërtuar parkun e ri industrial. Për të gjitha procedurat ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.  Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./Start/

                                                                                             2012-09-27 08:38
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›