E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, zjarret prekin pjesën perëndimore

Disa zjarre të rëna në pyje kanë prekur pjesën perëndimore të Turqisë të hënën, duke provokuar panik të madh pasi iu afruan shumë, zonave të banuara. Vatrat e zjarreve u përhapën shumë shpejt dhe iu afruan së tepërmi qytetit të Foças, një nga resortat turistike në vend. Agjensia shtetërore e lajmeve në Turqi, duke cituar burime zyrtare lokale, raporton se flakët përfshinë një hapësirë prej 160 hektarësh tokë, duke përfshirë më së shumti zonat pyjore. Sipas të njëjtave burime, zjarri nisi në një fushë stërvitjeje ushtarake dhe më pas u përhap në zonat përreth. Pesë aeroplanë, 4 helikopterë, 36 automjete dhe 200 zjarrfikës, morën pjesë në operacionin e shuarjes së flakëve që kërcënuan zonat e banuara. Për këtë arsye, autoritetet lokale urdhëruan banorët që të evakuonin shtëpitë e tyre pasi zjarret u përhapën në periferi të qytetit. Një ndër punonjësit e ekipeve të zjarrfikësave, ka pësuar dëme të lehta nga asfiksia dhe mungesa e oksigjenit, dhe aktualisht po trajtohet në ambientet spitalore. Vatrat e zjarrit janë vënë nën kontroll gjatë pasidtes të së enjtes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›