SHBA: Të ndalojë dhuna në Iran!

Zyrtarët e lartë të administratës Obama e mbrojtën të hënën
qëndrimin e Shteteve të Bashkuara ndaj krizës që pasoi zgjedhjet në Iran, mes kritikave që Presidenti Obama nuk është shprehur me aq forcë për këtë çështje. Shtëpia e Bardhë tha se shtypja e protestuesve në Iran nuk është e drejtë, pas thirrjes së Presidentit ndaj autoriteteve të Teheranit gjatë fundjavës për t'i dhënë fund dhunë. Zyrtarët e administratës po përsërisin thirrjen për një zgjidhje të drejtë dhe jo të dhunshme të konfliktit mbi zgjedhjet në Iran, ndërsa theksuan vendosmërinë për të mos lejuar Teheranin që ta përdorë emrin e Shteteve të Bashkuara për konfliktin politik të vendit.
Administrata ka mbajtur një qëndrim të matur ndaj krizës, megjithëse Presidenti Obama e ashpërsoi disi retorikën të shtunën pas skenave të kaosit në Teheran transmetuar në ekranet televizive. Ai i bëri thirrje qeverisë iraniane që t'u japë fund të gjitha veprimeve të dhunshme dhe të padrejta kundër popullit të vet dhe të respektojë të drejtat e grumbullimit dhe lirisë së shprehjes.