2 të vdekur dhe 2 të plagosur gjatë aksidentit në Lushnje

Shtohet bilanci tragjik përsa i takon aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier – Lushnje. Në një lidhje telefonike per “Ora News”, korespodenti në Lushnje deklaroi se vetëm pak minuta më parë ka humbur jetën dhe një shtetase tjetër, konkretisht bashkëshortja e 65 vjecarit i cili ndërroi jetë më parë.
Sipas burimeve të policisë, drejtuesi i automjetit me targa TR 2573 T, ka qënë i dehur, duke qënë shkak i këtij aksidenti të rëndë.