Fier, plagosen babë e bir

Babë e bir përfundojnë në spital pas një grindje banale me kushuririn e tyre Sokol Sherifin.
Kjo ngjarje ka ndodhur sot në qytetin e Fierit ndërsa mësohet se djali 15 vjeçar me iniciale XH. SH. dhe i ati Rexhep Sherifi, 40 vjeç janë plagosur me thika nga një i afërm i tyre.
Ndërkaq, mësohet se të dy familjarët janë dërguar për në sallën e operacionit, pasi gjendja e tyre shëndetësore ishte mjaftë e rënduar.
Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka sekuestruar armën me të cilën u plagosën babë e bir, për të vijuar më tej me hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes.