Aksident në Lushnje, humbet jeten 65 vjeçari

Shpejtësia tej normave të lejuara bëhet shkak për një aksident të ndodhur gjatë pasdites.
Ndërkohë, duke iu referuar burimeve të policisë, mësohet se një makinë me targa TR 2573 T, tip fuoristradë ka dalë nga rruga, duke plagosur rëndë katër shtetas.
Të gjithë të plagosurit, indetiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur, janë dërguar menjeherë për në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmën mjekësore.
Tashmë kanë nisur veprimet hetimore, ku konstatohet se shkaku i daljes nga rruga ishte “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Duke iu referuar te dhenave me te fundit mesohet se ka humbur jeten nje 65 vjecar, i cili udhetonte se bashku me tre anetare te tjere.