Aksident i rëndë në Përrenjas/ 50-vjeçari serb përplas me kamion 56-vjeçaren gjermane, gruaja gjen vdekjen në vend

Një 56-vjeçare gjermane ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin “Qafë Thanë-Prrenjas”.
Kamioni që drejtohej nga shtetasi serb S. M., 50 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje 56-vjeçarja gjermane ndërsa ka mbetur i plagosur pasagjeri 50-vjeçar me iniciale P.K, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq, shërbimet e Policisë Rrugore të Elbasanit kanë “shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale, drejtuesin e kamionit, shtetasin serb, S. M.”
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon veprimet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
/rtsh.al/