E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, dy të plagosur

Si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mbrëmjes se sotme janë plagosur rëndë dy persona. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugorë Lezhë-Milot, ku një kamionçinë është përplasur më një autoveturë. 

LEZHE- Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot. Si pasoje e këtij aksidenti janë plagosur rëndë dy persona. Të lënduarit janë Gëzim Toku 40 vjeç dhe Prendush Deda 32-vjeç, i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit tip Hyndai. Në këtë aksident një kamionçinë me targa të Lezhës LE 1842 A me drejtues Edmond Marku nga Lezha është përplasur me një mjet autoveturë tip Hyndai me targa të huaja që drejtohej nga shtetasi Prendush Deda. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë policia po heton për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›