Shqiptarët lënë 10 miliardë lekë në lojra fati

Pavarëisisht se flitet për krize ekonomike apo për shqiptarë të varfër, ndryshe paraqitet gjendja në lojrat e fatit ku miliarda leke lihen për baste. Pra kur behet fjalë për baste shqiptarët nuk e kursejnë paranë dhe sipas Drejtorisë së Pergjithshme të Tatimeve, vetëm gjatë vitit 2008 janë shpenzuar më shumë se 10 miliardë lekë ne lojerat e fatit perfshire ketu dhe bastet sportive.Kur të gjithë sektorët e ekonomisë kanë filluar të shfaqin shenja të qarta kontraktimi si pasojë e situatës së zymtë ekonomike, industria e lojërave të fatit sfidon krizën duke regjistruar gjatë vitit 2008-të një rritje mjaft të fortë. Në vitin 2007-të shifra ishte vetëm 6 miliardë lekë ose afro 60 milionë dollarë, çka do të thotë se krahasuar me vitin e kaluar tregu i lojërave të fatit në Shqipëri është rritur me mbi 65 për qind, duke u shndërruar kështu ndoshta në tregun me rritjen më të fortë. Shifrat e publikuara janë nxjerrë nga deklaratat e TVSH-së, që subjektet e ligjshme të lojrave të fatit kanë bërë në drejtorinë e Tatimeve. Por vetë autoritetet pranojnë se një pjesë e mirë e këtij tregu vazhdon të jetë informale, dhe e pakontrolluar. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, nga kontrollet e ushtruara ditët e fundit, del se në të gjithe vendin ekzistojnë rreth 1500 adresa, të cilat dyshohet se janë qendra të lojrave të fatit dhe basteve të tjera. Ministria pohon se në rreth 400 prej tyre ushtrohet aktivitet i paligjshem bixhozi nga kompani apo pika të palicensuara. Ndaj besohet se industria e lojrave të fatit në Shqipëri është më e madhe nga ajo që paraqesin shifrat zyrtare, duke u shndërruar kështu në një nga tregjet më të medha në vend së bashku me telekomunikacionet dhe energjinë.Pra pavarësisht papunësisë dhe varfërisë shqiptarët kur bëhet fjalë për tu argëtuar nuk i kursejnë as qindarkat e fundit. Ato i lënë në baste dhe lojra fati duke e bërë këtë biznes nga më fitimpurësit pavarësisht krizës.