E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjidhen drejtuesit e rinj të Akademisë së Shkencave

Akademia e Shkencave shqiptare ka zgjedhur sot drejtuesit e saj te rinj, me anë të një votimi të fshehtë, ku morën pjesë 39 anëtarë të asocuar të Akademisë . Nga ky votim Prof. Dr. Gudar Beqiraj është zgjedhur si kryetar i Akademisë. 

TIRANE- Pas një votimi të zhvilluar në Akademinë e Shkencave, janë zgjedhur drejtuesit e rinj të këtij institucioni. Zgjedhja e anëtarëve është bërë me votim të fshehtë, ku vendi i kryetarit të Akademisë është fituar nga Gudar Beqiraj.
Ndërsa në postin e zv/kryetar të Akademisë, u zgjodh Muzafer Korkuti, në postin e Sekretarit Shkencor Salvatore Bushati, kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore Albanologjike, Emin Riza dhe kryetar i Seksionit të Shkencave Natyrore e Teknike, u zgjodh Dhimitër Haxhimihali.
Në votim morën pjesë 39 anëtarë të asocuar të Akademisë së Shkencave nga 40 të tillë. Prej tyre, akademiku Artan Fuga votoi me postë nga Parisi, ndërsa akademiku dhe shkrimtari Ismail Kadare nuk mori pjesë në votim.
Ky është një proces i cili zhvillohet një herë në 4 vjet nga ana e Akademisë së Shkencave. (a.r/ata/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›