E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qafëbotë, nis ndërtimi i doganës 1.4 mln euroshe

Nis ndërtimi i doganës së re në Qafëbotë të Sarandës. Investimi i cili kap vlerën e 1.4 mln eurove synon të verë në kushte bashkë-kohore shërbimin doganor në pikën më jugore të kufirit tokësor me Greqinë 

SARANDE- Është prerë shiriti i nisjes së punimeve për doganën e re të Qafëbotës, investim ky që do të verë në kushte bashkë-kohore shërbimin doganor në pikën më jugore të kufirit tokësor me Greqinë. Guri i parë i ndërtesës së re është vënë nga numri i një i doganave shqiptare, Përparim Dervishi. Me këtë rast paraditen e të premtes, pranë sheshit të ndërtimit ku do të ngrihet ndërtesa e doganës së re, është organizuar një ceremoni e posaçme ku morën pjese përfaqësues te ekzekutivit, pushtetit lokal, banorëve te Konispolit, punonjës të administratës doganore greke dhe shqiptare. Drejtori i përgjithshëm i doganave Përparim Dervishi tha se ky është një projekt I përbashkët me delegacionin e Komisionit Europian në Shqipëri.
Zëvendësministri i brendshëm Strazimiri e ka parë investimin më të ri në Qafëbotë në funksion të përsosjes së infrastrukturës për menaxhimin e integruar të kufijve shtetërorë.
Investimi për ndërtimin e doganës së re në Qafebotë kap vlerën e 1.4 milion eurove ndërsa parashikohet që punimet të përfundojnë në shkurt të vitit 2010. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›