E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat për krime lufte, Fatmir Limaj lirohet nga arresti shtëpiak

limaj-1Kosovë- Deputeti i PDK-së Fatmir Limaj dhe ish-luftëtarët e tjerë të UÇK-së janë liruar nga arresti shtëpiak mbi rastin Kleçka, raporton ‘Zëri’.

Mësohet se atyre u është komunikuar masa e lajmërimit në komisariat. Lajmi është konfirmuar nga avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, Tomë Gashi, sipas së cilit vendimi është marrë nga gjykatësi i rastit ‘Kleçka’.

Limaj u lirua nga paraburgimi më tetë mars të këtij viti, ndërsa akuzohet për krime lufte dhe korrupsion.

Më herët avokati Gragory Guy Smith, i cili ka mbrojtur disa herë disa ish-pjestarë të UÇK-së në Hagë, e vlerëson shqetësues rigjykimin e Fatmir Limajt për krime lufte në Kosovë, aq më shumë kur para 8 vitesh, pafajsia e tij u dëshmua edhe në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës për krime lufte.

E shoh si shumë problem që Limaj po ndiqet sërish nga prokuroria për krime lufte. Një nga qëllimet e Tribunalit të Hagës, ishte që të merret më çështje specifike të ketij lloji. Gjykimi ishte i gjatë, dëshmitë e prezantuara besoj se kanë qenë gjithëpërfshirëse. Është shumë problem tentimi që Limaj të shpallet fajtor, marrë parasysh faktin që ai është gjetur i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte nga Tribunali i Hages. Nuk mundet që ai të kaloi nëpër këtë pafundësisht, për çfarëdo akuzash që dikush i ka paraqitur ndaj tij ka theksuar Smith.

Gjykata e Shkallës së Parë duke i shpallur plotësisht të pavlefshme dëshmitë e Agim Zogajt të njohur si dëshmitari X e liroi deputetin Limaj nga të gjitha pikat e aktakuzës e vetëm pak muaj më vonë në bazë të ankesës së prokurorisë Gjykata Supreme mori për bazë të gjitha dëshmitë e Zogajt për ta rikthyer këtë çështje nga e para. E tërë kjo situatë për avokatin Smith është plotësisht e pakuptimtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›